Mbrojtësi i skuadrës angleze Derby County, Andre Wisdom, është dërguar në spital pasi u ther gjatë një sulmi dhe tentim vjedhjeje.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ishte sulmuar në Toxeth teksa po e vizitonte familjen e vet, pasi kishte luajtur në fitoren e së shtunës me rezultat 2:1 kundër Reading.

Mbrojtësi është për momentin duke u shëruar në spital, ndërsa klubi i tij, Derby, e ka konfirmuar se ai i kishte pësuar disa lëndime gjatë sulmit.

“Andre Wisdom ishte viktima e një sulmi të paprovokuar dhe një vjedhjeje”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi anglez.

“Ai i pësoi disa lëndime dhe si rezultat i tyre, ai është dërguar në spital”, thuhet në njoftim.