Eliminimi i Liverpoolit nga FA Cup ka shkaktuar befasi te shumë tifozë.
Liverpooli të dielën, në kuadër të raundit të katërt të Kupës FA, u mposht nga Plymouthi me rezultatin 1:0.
Skuadra e Plymouthit bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, deklaroi se disfata nga Plymouthi nuk është e pranueshme.
“Ne fituam ndaj Accrington Stanleyt në raundin e tretë të Kupës FA, por humbja nga Plymouthi, natyrisht, nuk është e pranueshme. Si ekip jemi zhgënjyer dhe mendoj se edhe tifozët tanë janë të zhgënjyer nga ai rezultat”, ka thënë Slot, shkruan të martën “BBC”.
Liverpooli të mërkurën nga ora 20:30 do të luajë në udhëtim tek Evertoni në ndeshjen e mbetur të xhiros së 15-të të Premier Leagues.
Liverpooli pas 23 ndeshjeve të zhvilluara është lider me 56 pikë.
Evertoni është në vendin e 16-të me 26 pikë. Po lufton për mbetje në ligë.