Sulmuesi Anis Mehmeti ka shënuar edhe dy gola tjerë në “Championship”, në kategorinë e dytë të futbollit anglez. 

Me golat e Mehmetit në minutën e 11-të dhe të 73-të, Bristol City e mposhti Stoke Cityn të mërkurën, në xhiron e 32-të. 

24-vjeçari Mehmeti ka 11 gola e 1 asistim në edicionin aktual. 

Ai ka luajtur për grupmoshat e Shqipërisë dhe ka tri paraqitje me Shqipërinë A. 

Mehmeti e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i miri në fushë.