Feronikeli 74 është eliminuar nga Kupa e Kosovës në futboll. Skuadra nga Drenasi humbi nga Prishtina e Re me rezultatin 2:0 të enjten pasdite.
Prishtina e Re garon në Ligën e Parë të Kosovës. Është një prej skuadrave favorite për ngritje në Superligë. Zë vendin e parë me 35 pikë në Grupin B.
Ndërkohë, kalimin në çerekfinale të Kupës e siguroj edhe Ferizaj që shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Rilindjes 1974 nga Peja.
Skuadra pejane kishte eliminuar kampionin në fuqi të Kosovës, Ballkanin. Por, Rilindja 1974 nuk kaloi edhe skuadrën tjetër elitare, Ferizajn.