Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, është shpallur fajtor për sulm seksual pasi e puthi Jenni Hermoson pa pëlqimin e saj dhe e ka detyruar atë të paguajë gjobën prej 10 mijë e 800 eurove.
Kështu ka njoftuar Gjykata e Lartë e Spanjës të mërkurën gjatë ditës.
Derisa lojtaret e Përfaqësueses së Spanjës pranuan medaljet pasi mposhtën Anglinë në Sydney në finalen e Kupës së Botës 2023, Rubiales kapi kokën e Hermosos dhe e puthi atë.
Ky moment ka shkaktuar protesta të shumta, nga të cilat kërkohej dorëheqja e Rubialesit.
Rubiales po ashtu e ka të ndaluar t’i afrohet Hermosos në rreze prej 200 metrave dhe nuk guxon të komunikojë me të për një vit, ka njoftuar gjykata.
Rubiales dha dorëheqje nga posti i presidentit të Federatës spanjolle në muajin shtator të vitit 2023 pas presionit të madh.