Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, ka zënë vend në formacionin e javës me paraqitjen e tij të shkëlqyer për Club Brugge në Ligën e Kampionëve. 22-vjeçari luajti rol kyç në fitoren e belgëve kundër Atalantas në plejofin e fazës nokaut të Championsit. Ai ishte shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes kthyese. 11-shen më të mirë të plejofit për kalim në një të tetën e finales, UEFA e publikoi të enjten.

Paraqitja e Jasharit ndaj ekipit italian Atalanta, nuk ka kaluar pa rënë në sytë e gjigantëve të mëdha italian. Ndër klubet që ka shprehur interesim është Juventusi, që ka ofruar 20 milionë euro.

Por Brugge kërkon 30 milionë euro për Jasharin. Mesfushori i Zvicrës me belgët ka kontratë deri në qershor të vitit 2029.

Club Brugget iu bashkua në verën e vitit të kaluar.