Ylli i Napolit, skocezi Scott McTominay, është afër që ta barazojë rekordin personal që e pati te Manchester Unitedi, për gola të shënuar në ligë. 

Rekordi i tij me “djajtë e kuq” ishte shënimi i shtatë golave në Premier League në edicionin 2023/24. 
Ai tashmë ka arritur t’i realizojë gjashtë gola në Serie A dhe me shënimin e radhës, do ta barazonte edicionin më të suksesshëm që e kishte, ka shkruar “Football-Italia” të premten. 

Napoli ndeshjen e radhës e luan kundër Comos, skuadrës ndaj së cilës McTominay e shënoi golin e parë në elitën italiane të futbollit. 

McTominay i ka 22 paraqitje në Serie A, ndërsa ka kontribuuar edhe me katër asistime. 

Një gol të shënuar e ka edhe në Kupën e Italisë.