Mosmarrëveshjet mes Real Madridit,  Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) dhe Komitetit të Gjyqtarëve (CTA) do të vazhdojnë, pasi suspendimi i Jude Bellingham tashmë është konfirmuar. 

‘Los Blancos’ apeluan kundër këtij vendimi pasi pretenduan se kishte një gabim të madh të gjyqtarit në raportin që hartoi ai pas ndeshjes ndaj Osasunës. 

Në raportin e gjyqtarit Jose Luis Munuera Montero thuhej se Bellingham kishte përdorur fjalorë të rëndë dhe nuk kishte thënë “shporru” ashtu siç pretendonin disa persona. 

Përkundër faktit se këto dy fraza nuk kanë ndonjë dallim shumë të madh, drejtuesit e klubit madrilen kishin shprehur nervozizmin e tyre ndaj gjyqtarit. 

Pasi ishte klasifikuar si ofendim direkt, Bellingham rrezikonte të dënohej nga 4 deri në 12 ndeshje, por në fakt ai mori dënimin minimal prej vetëm 2 ndeshjesh. 

Përkundër fakteve që dërguan Real Madridi aty ku përfshihej edhe dëshmia e një eksperti të leximit të buzëve dhe një tjetër eksperti të gjuhës angleze, Komiteti i Gjyqtarëve nuk u bind mjaftueshëm për ta larguar dënimin. 

Diario AS ka raportuar se Bellingham do t’i mungojë Real Madridit në dy ndeshjet e ardhshme në kampionat ndaj Gironës dhe Real Betisit. 

Megjithatë, Bellingham do të jetë në dispozicion për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Sociedadit, por do të humbasë tri nga katër ndeshjet e tyre të radhës pasi kartoni i verdhë ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve ka bërë që ai të mungojë ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë. 

Ai më pas do të rikthehet në aksion për duelin ndaj Rayo Vallecanos dhe për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve.