Llapi e Drenica kanë kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Llapi eliminoi Malishevën, kurse Drenica e Ligës së Parë, eliminoi Ferizajn e Superligës. Si Llapi ashtu edhe Drenica fituan me rezultat 1:0.

Për skuadrën e Llapit golin e fitores e shënoi Ardit Tahiri në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Ai u asistua nga Arbnor Ramadani. Llapi nga minuta e 87-të luajti me një lojtarë më pak në fushë.

Ndërkohë për Drenicën golin e fitores e shënoi Mohamed Fofana. Ai realizoi golin e fitores në minutën e 18-të.

Drenica nga minuta e 59-të luajti me një lojtarë më pak në fushë. Auron Hamiti u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.

Të enjten luhen edhe dy çerekfinalet tjera. Vëllaznimi në Malishevë e pret Prishtinën, kurse Prishtina e Re skuadrën e Dritës në Lipjan.