Liverpooli e ka shënuar fitoren e radhës në Premier League.

Të mërkurën mbrëma “të kuqtë” fituan 2:0 ndaj Newcastle Unitedit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të.

Për 1:0 shënoi Dominik Szoboszlai në minutën e 11-të. Asistues ishte Luis Diaz.

Goli i dytë mban firmën e Alexis Mac Allister. Për të, në minutën e 63-të, asistoi Mohamed Salah.

Salah këtë edicion është i përfshirë në 52 gola në 39 ndeshje. Ka 30 gola e 22 asistime. Në Premier League, në 28 ndeshje ka kontribuuar me 25 gola e 17 asistime.

Liverpooli është lider i Premier League me 67 pikë nga 28 ndeshje. Ka 13 pikë më shumë se Arsenali i vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Newcastle është në vendin e gjashtë me 44 pikë.