Bologna e ka befasuar Milanin në ndeshjen e mbetur të xhiros së nëntë, e cila u zhvillua të enjten mbrëma.

Bologna fitoi 2:1 me rikthim të rezultatit ndaj “rossonerëve”.

Ky ballafaqim ishte dashur të zhvillohej në muajin tetor, por ishte shtyrë për shkak të vërshimeve.

Rafael Leao e shënoi golin për Milanin dy minuta para se të mbyllej pjesa e parë.

Në minutën e 48-të dhe të 82-të për Bolognan realizuan Santiago Castro dhe Dan Ndoye, për rezultatin përfundimtar.

Bologna tani me 44 pikë, është ngjitur në pozitën e gjashtë, pozitë që dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës për edicionin e ardhshëm.

Milani bie në vendin e tetë dhe pas 26 ndeshjeve të luajtura ka grumbulluar 41 pikë.