Fulhami e ka eliminuar fituesin në fuqi të Kupës FA, Manchester Unitedin.
Të dielën në “Old Trafford”, Fulhami fitoi pas ekzekutimit të penalltive 4:3 në 1/8 e finales dhe ka bërë vend në çerekfinale.
Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën baras 1:1.
Për Fulhamin shënoi Calvin Bassey në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, ndërsa Bruno Fernandes i barazoi shifrat në minutën e 71-të.
Portieri i Fulhamit, Bernd Leno, priti penalltitë e Victor Lindelofit dhe Joshua Zirkzees.
Futbollistët e Fulhamit nuk gabuan në asnjërën prej katër penalltive dhe në fund festuan me pasion.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar të shtunën u eliminua edhe Newcastle.
Newcaslte u mposht 2:1 në vazhdime.