Legjenda e Shqipërisë në futboll, Igli Tare mund të bëhet drejtor sportiv i Milanit. Sipas Gianluca Di Marzio, ish-drejtori sportiv i Lazios është favorit për t’u emëruar drejtor sportiv i Milanit. Marrëveshja siç njofton gazetari italian, është afër finalizimit.
51-vjeçari Tare ka përvojë të gjatë e të suksesshme në futbollin italian.
Ai ka qenë drejtor sportiv te Lazio nga viti 2008 deri në vitin 2023. U çmua për punën që e bëri te klubi nga Roma. Ka transferuar futbollistë të njohur. Edhe si lojtar ka bërë karrierë të madhe.