Mediumi “New York Times” ka raportuar të enjten se shtëpia botërore e futbollit, FIFA, po planifikon që ta rris numrin e ekipeve pjesëmarrëse në Botëror, në 64.
Plani pritet të zbatohet në turneun e Botërorit 2030 në Marok, Spanjë dhe Portugali, që do ta shënoj 100 vjetorin e Kupës së Botës.
Pas pesë vjetësh, disa ndeshje do të luhen edhe në Amerikën e Jugut, në Argjentinë, Paraguai dhe Uruguai.
Sipas mediumit amerikan, ideja për zgjerimin e Botërorit i ka pëlqyer edhe Presidentit Gianni Infantino.
Numri i pjesëmarrësve në Botërorin 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë do të jetë me 48 shtete. Në vitin 2030 pritet të jenë pjesëmarrëse 64.