Newcastle Unitedi do të jetë pa qendërmbrojtësin Sven Botman për tetë javë për shkak të një tjetër lëndimi në gju, ka thënë trajneri Eddie Howe të premten, shkruan “BBC”. 

25-vjeçari Botman u kthye në janar pas mungesës prej 10 muajsh shkaku i shqyerjes së ligamentit kryqëzor të gjurit në mars të vitit të kaluar. 

Por ai tani ka pësuar lëndim në gjurin tjetër. 

Holandezi i ka luajtur vetëm pesë ndeshje këtë edicion. 

Ka munguar në pesë duelet e fundit për skuadrën “bardhezi”. 

Për shkak të problemit në gju, ai duhet të operohet. 

Botmani i bashkohet mbrojtësit Lewis Hall dhe sulmuesit Anthony Gordon në listën e mungesave që do t’i ketë trajneri Howe për finalen e Kupës EFL ndaj Liverpoolit më 16 mars.