Milani ka bërë kthim të madh të rezultatit përballë Lecces të shtunën mbrëma në “Stadio Via del Mare”.
Milani përmbysi rezultatin për ta fituar 3:2 ndeshjen ndaj Lecces. Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të të Serie A.
Lecce kishte epërsinë prej dy golave deri në minutën e 59-të, por më pas ndryshoi gjithçka.
Nikola Krstoviq i realizoi dy golat e Lecces në minutën e shtatë dhe në minutën e 59-të.
Antonino Gallo në minutën e 68-të realizoi autogol për ta ngushtuar rezultatin në 2:1.
Në minutën e 73-të për 2:2 realizoi sulmuesi i krahut, Christian Pulishiq.
Pulishiq e realizoi edhe golin e fitores për 3:2 në minutën e 81-të.
Milanit iu anuluan edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë.
Medon Berisha u paraqit te vendësit deri në minutën e 56-të kurse Ylber Ramadani në lojë u inkuadrua në minutën e 74-t.
Milani ka 44 pikë në pozitën e tetë ndërsa Lecce ka 25 pikë në vendin e 16-të.