Skuadra e Interit nuk ka lëshuar pikë në ndeshjen që i takoi javës së 28-të të Serie A.
Interi të shtunën mbrëma në shtëpi e fitoi ndeshjen dramatike ndaj Monzas me rezultatin 3:2.
Samuele Birindelli i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 32-të.
Për 2:0 realizoi Keita Balde në minutën e 44-t.
Marko Arnautoviq e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Për 2:2 realizoi Hakan Çalhanoglu në minutën e 64-t.
Mbrojtësi grek, Georgios Kyriakopoulos, realizoi autogol në minutën e 78-të për fitoren 3:2 të vendësve.
Interit iu anulua një gol i Lautaro Martinezit në minutën e 24-t për shkak të prekjes me dorë.
Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani, ishte në bankën e rezervistëve tek Interi.
Interi mbetet lider me 61 pikë. Monza është në pozitën e fundit me 14 pikë. Rrezikon rënien nga liga.