Futbollistja e Kosovës, Erëleta Memeti, ka shënuar gol në fitoren e thellë 7:0 të Hoffenheimit në Bundesligën gjermane.
Skuadra e 25-vjeçares Memeti fitoi në udhëtim te Potsdami të shtunën.
Ndeshja i takoi xhiros së 18-të.
Memeti e realizoi golin për 1:0, ndërsa luajti vetëm në pjesën e parë.
Për të ishte goli i pestë i edicionit aktual.
Hoffenheimi ka 30 pikë pas 18 ndeshjeve.
Valentina Limani luajti te Potsdami nga minua e 67-të. Skuadra e saj është e fundit me vetëm një pikë.