Vetëm disa ditë më parë ylli i futbollit, Mohamed Salah, e rinovoi kontratën me Liverpoolin dhe të dielën ka thyer tjetër rekord në Premier League.

Salah është bërë lojtari i parë me më së shumti gola dhe asistime për një sezon në Premier League në 38 ndeshje të zhvilluara. Ai deri më tani është i përfshirë në 45 gola në elitën e futbollit anglez.

Egjiptiani Salah e ka tejkaluar rekordin e ish-legjendës së Arsenalit, Thierry Henry, i cili ishte i përfshirë në 44 gola në sezonin 2002/2003.

Salah regjistroi një asistim të dielën në fitoren 2:1 të Liverpoolit ndaj West Ham Unitedit.

Kjo ndeshje i takoi javës së 32-të.

Salah asistimin e bëri te goli i parë i Liverpoolit që e realizoi Luis Diaz në minutën e 18-të. Golin e dytë për skuadrën e drejtuar nga trajneri, Arne Slot, e shënoi Virgil van Dijk në minutën e 89-të.

Liverpooli vazhdon sigurt drejt titullit të kampionit. E mban pozitën e parë me 76 pikë. Ëest Hami ka 35 pikë në vendin e 17-të.