Mauricio Pochettino është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Tottenham.
Klubi londinez ka bërë të ditur se pas pesë viteve në krye të skuadrës, Pochettino do të largohet.
Arsye e shkarkimit sipas komunikatës zyrtare të klubit, kanë të bëjnë më rezultatet negative, raporton BBC.
“Për fat të keq, rezultatet e kohëve të fundit, sidomos renditja jo e kënaqshme në tabelë, ka bërë që të marrim këtë vendim jo të lehtë për ne”, thuhet në njoftim.


























