Edicioni aktual duhej të ishte një për ta shijuar për Xherdan Shaqirin.

Futbollisti nga Kosova ishte pjesë e skuadrës që e fitoi titullin e Premier League për herë të parë pas 30 vitesh, shkruan The Sun.

“Të Kuqtë” e bën këtë një vit pasi u shpallën kampionë të Evropë për herë të parë nga viti 2005, duke u bërë skuadra më e mirë në botë.

Jurgen Klopp kishte një formacion bazë të rregullt, por ai është një trajner që dëshiron nganjëherë të bëjë rotacione.

Por, një futbollist që nuk është paraqitur shpesh me Liverpoolin këtë edicion është Xherdan Shaqiri.

Reprezentuesi i Zvicrës ka luajtur si startues në vetëm shtatë ndeshje në të gjitha garat këtë edicion.

Megjithatë, ai do ta marrë medaljen e artë si kampion i Premier League, derisa trajneri zviceran, Arno Rossini kishte thënë se Shaqiri nuk e meriton këtë.