Ish-mbrojtësi anglez John Terry, do të vazhdojë të jetë ndihmës-trajner i Aston Villas.

Kështu të paktën ka deklaruar menaxheri i Aston Villa Dean Smith.

Ai ka hedhur poshtë thashethemet për ndihmësin e tij John Terry, se do të mund të largohet për të udhëhequr skuadrën Bristol City.

Ish-qendërmbrojtësi i Chelsea është përmendur si një nga kandidatët më të mirë për të drejtuar këtë skuadër.

Por trajneri i Villa, Smith thotë është i sigurt se Terry nuk do të largohet këtë verë.