Përkundër pakënaqësive që tifozët por edhe drejtuesit e klubit të Barcelonës kanë për trajnerin Quique Setien, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, këmbënguli se klubi është i gatshëm ta mbështesë trajnerin e tanishëm për të vazhduar edhe sezonin e ardhshëm.
Mirëpo e e ka pranuar se Xavi Hernandez do të bëhet trajner i klubit herët ose vonë.
“Xavi do të jetë trajner i Barçës, herët apo vonë. Por tani për tani ne nuk jemi në kërkim të një trajneri, e kemi Quique Setienin. Quique Setien do të jetë trajner i skuadrës në Ligën e Kampionëve dhe në këto dy ndeshjet e mbetura në ligë”, tha Bartomeu për TV3
“Vullneti jonë është ta mbajmë Setienin deri në përfundim të kontratës së tij. Ne ishim në shtëpinë e Setien për të folur për të ardhmen dhe planet për sezonin e ardhshëm”, tha ai.