Një incident i rëndë ka lënë në hije rezultatin e ndeshjes mes Gjilanit dhe Malishevës, të zhvilluar të martën pasdite në Gjilan.
Në minutat e fundit të ndeshjes Oltion Bilalli i Gjilanit u lëndua rëndë. Gjatë një dueli ai u godit nga portieri i Malishevës.
Bilallit iu dha ndihma e parë në fushë për shumë minuta, ndërsa më pas u largua me autoambulancë.
Ndeshja vazhdoi vetëm pas 15 minutave ndërprerje, ndërsa ka pasur reagime të tifozëve për vazhdimin e saj. Rezultati nuk ndryshoi dhe të dy skuadrat morën nga një pikë.
Ndeshja i takoi xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës.
Malisheva mbetet e treta me 49 pikë, ndërsa Gjilani i ka 46 pikë në pozitën e pestë.




























