Werder Bremeni e ka refuzuar ofertën e bërë RB Leipzigu për yllin e Kosovës, Milot Rashica.
Oferta prej 15 milionë euro, plus tre milionë shtesë në bonuse, është vlerësuar e pamjaftueshme.
Përndryshe, Werderi po kërkon së paku 25 milionë euro për Rashicën.
Rashica këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe i ka asistuar tetë tjerë në 34 ndeshje në të gjitha garat.