Diego Maradona dha dorëheqje, ditën që u shkarkua Pochettino. 59-vjeçari ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Gimnasia y Esgrima La Plata.
Pozitën e trajnerit te kjo skuadër, Maradona e mori tre muaj më parë.
Legjenda e futbollit botëror, nuk është se ka përvojë të mirë si trajner. Më poshtë, mund të lexoni për klubet në të cilat ishte trajner Maradona dhe kohën sa ka qëndruar në këto klube.
Textil Mandiyu (tetor 1994 – dhjetor 1994)
Racing Club (janar 1995 – mars 1995)
Argentina (tetor 2008 – korrik 2010)
Al-Wasl (maj 2011 – korrik 2012)
Al-Fujairah SC (maj 2017 – prill 2018)
Dorados (shtator 2018 – janar 2019)
Gimnasia (shtator 2019 – nëntor 2019)