Bologna e ka fituar trofeun e parë në histori pas 51 vjetësh, pasi e mposhti Milanin në Kupën e Italisë.

Në finalen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në “Stadio Olimpico” të Romës, Bologna fitoi me rezultatin 1:0.

Golin që ia siguroi Bolognas trofeun e tretë të Kupës së Italisë, e realizoi futbollisti që përfaqëson Zvicrën, Dan Ndoye.

Ndoye bëri veprim të mirë individual në zonë dhe realizoi në minutën e 53-të.

Ky gol edhe e vendosi sfidën.

Bologna në Kupën e Italisë ka triumfuar edhe në vitet 1970 dhe 1974.

Ndërkohë, Milani duhet të pres ende për trofeun e gjashtë të Kupës.

Për herën e fundit në këtë garë, Milani ka triumfuar në vitin 2003.

Milani në këtë edicion mbetet vetëm me trofeun e Superkupës së Italisë.