Luka Modriç ka zbuluar sekretin e suksesit të madrilenëve.
“Zidane ka konfirmuar klasin e tij. Është një njeri superior. Ka rikrijuar një atmosferë fantastike, brenda dhe jashtë skuadrës. Na jep qetës. Është një nga më të mirët e historisë së Real-it dhe është argëtuese që ka nga ata që e vënë në diskutim” tha kroati.
Modriç ka folur edhe për mungesën e Ronaldos.
“Nuk është e nevojshme të diskutohet rëndësia që ka pasur Cristiano për Madridin, por nuk kemi pasur dyshime se do të fitonim edhe pa atë, sepse skuadra është gjithmonë mbi gjithçka, pavarësisht nga forca e individit” tha Modriç.



























