Në ndeshjen e fundit të vlefshme për kualifikimet për Euro 2020, Italia si e para e grupit J, e mposhti Armeninë me rezultat të thellë 9-1.

Për një rezultat kaq të thellë, Italisë i është dashur të presë rrafsh 71 vjet.

Ishte data 2 gusht e vitit të largët 1948, kur Italia kishte mposhtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat 9-0.

SHBA dhe Italia, u takuan në raundin e parë në kuadër të Lojërave Olimpike dhe që nga atëherë, Italia nuk kishte shënuar kaq shumë gola kundër një kombëtareje.

Francesco Pernigo dhe Angelo Turconi shënuan golat për fitoren më të thellë në histori.