Lojtarët e ligës elitare të futbollit amerikan, Detroit Lions dhe Atlanta Falcons, e kanë ndërprerë ndeshjen miqësore, si përgatitje për sezonin e ri.

Një lojtar i mbrojtjes ka pësuar lëndim shumë të rëndë.

Morris Norrisit i është dashur t’i jepet ndihma mjekësore për afro 20 minuta.

Megjithatë, ai është jashtë rrezikut për jetë dhe këtë e ka konfirmuar trajneri Dan Campbell.

“Norris merrte frymë, fliste dhe ishte në gjendje të lëvizte. Po bëhen teste të tjera mjekësore”, ka thënë trajneri i Lions, Campbell.

Skuadra Lions ishte duke fituar 17:10, kur kishin mbetur afro 15 minuta deri në fund të ndeshjes.

Pas lëndimit të rëndë, disa prej lojtarëve janë parë edhe duke qarë. Pasi kishin mbetur vetëm afro 7 minuta lojë, u vendos që ndeshja të ndërpritej.

https://x.com/jalenhurtsish1m/status/1953994325848678789?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1953994325848678789%7Ctwgr%5E04c61f709561c2028e07b05be7b996d5fd6fc073%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fsporte-te-tjera%2Flendimi-i-rende-nderpret-ndeshjen-ne-futbollin-amerikan