Lirim Qamili e ka shënuar golin e parë të sezonit në Danimarkë, me skuadrën e Sonderjyskes.

Qamili që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, realizoi gol në fitoren 2:0 në shtëpi, ndaj skuadrës së madhe daneze, Brondby.

Qamili shënoi nëntë minuta para fundit.

27-vjeçari në lojë hyri në minutën e 70-të, bashkë me talentin 18-vjeçar, Olti Hyseni.
Sefer Emini u inkuadrua nga minuta e 61-të.

Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, Sonderjyske i ka shtatë pikë, kurse Brondby në vendin e tretë ka 12 pikë.