Me fillim prej orës 20:30 luhet finalja e Kupës së Kroacisë.

Në stadiumin e Shibenikut, përballen Rijeka dhe Lokomotiva e Zagrebit.

Pjesë e ekipit kryeqytetas është mesfushori nga Kamenica, Lirim Kastrati.

Përveç Lirimit, në këtë klub luajnë edhe katër futbollistë shqiptarë, Myrto Uzuni, Jon Mersiznaj, Indrit Tuci dhe Enis Çokaj.