Lazio do të udhëtoj tek Napoli në javën e fundit të Serie A, me një mundësi që të përfundoi e dyta në tabelë. Në anën tjetër Interi që aktualisht mban pozitën e dytë do të pres Atalantën e vendit të tretë. Atalanta dhe Lazio janë me nga 78 pikë dhe nëse Interi barazon me Atalantën dhe Lazion fiton të dielën, atëherë kjo e fundit do të dale në vendin e dytë.
Napoli luan pa presion pasi qe rezultati nuk do t’i ndikoj në renditje në tabelë duke pasur parasysh që ka pasur një sezon jo të mirë. Megjithatë, ata do të jenë të motivuar që të gjejnë një momentum pozitiv para se të shkojnë në Camp Nou për t’u takuar në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës. Në pjesën e poshtme të tabelës Genoa dhe Lecce do të luftojnë deri në minutat e fundit për mbijetesë. Genoa ka një pikë më shumë se Lecce dhe një fitore kundër Veronës do t’u siguronte atyre mbijetesën. Në anën tjetër Leece do të ndeshet me Parman e mesit të tabelës që do të luaj pa ndonjë presion.




























