Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, pranon forcën e Zvicrës. Por ai pret që Kosova t’i befasojë të gjithë në grup. 

“Nuk jemi të frikësuar, por kemi respekt për Zvicrën. Jemi të vetëdijshëm për forcën që ka. Ka treguar paraqitje të mira në botërore dhe evropiane. Por shpresojmë të arrijmë diçka të madhe. Nëse arrijmë kualifikimin do të ishte diçka e madhe për ne. Është rrugë e gjatë, kemi kundërshtar të fortë në grup. Futbolli ka dëshmuar që ka shumë tregime. Shpresoj ta bëjmë një gjë të tillë”, ka thënë Foda.


Foda flet për Edon Zhegrovën

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur për mungesën e Edon Zhegrovës. 

“Ai ka munguar për kohë të gjatë shkaku lëndimit, pati disa stërvitje. Ishim në mëdyshje për situatën e tij, por pas transferimit ndryshuam mendim dhe e kemi lënë të lirë të përgatitet me klubin e ri Juventusin për ta pasur gati në grumbullimet e ardhshme”, ka thënë Foda.


Foda pret respekt nga Zvicra

Selektori i Kosovës, Franco Foda, pret respekt nga Zvicra. 

“Nuk mendoj se lojtarët e Zvicrës se do të kenë frikë, sepse e dinë se janë një ekip i fortë, por do të kenë respekt për ne, ashtu siç do të kenë edhe kundërshtarët tjerë që do të na kenë përballë”, ka thënë Foda.


Foda premton lojë të hapur ndaj Zvicrës: Uroj t’i kënaqim shikuesit

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka premtuar lojë të hapur në ndeshjen ndaj Zvicrës në Basel.

Ai uron që lojtarët e Kosovës të kenë përkrahje masive nga tribunat. Shpreson që festa t’u takojë shikuesve në anën e Kosovës. 

“Kam dëgjuar që ka pasur atmosferë të mirë në ndeshjet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Kemi parasysh që do ta kemi sërish përkrahjen. Shpresoj të kemi sa më shumë shikues në anën tonë. Dhe do të jetë një detyrë që t’i kënaqim me lojë këta shikues. Presim të ndahen të kënaqur. Do të luajmë me një stil më të hapur dhe të arrijmë t’i gëzojmë tifozët”, ka thënë Foda.


Foda vlerëson Avdullahun dhe Hoxhën

Selektori Franco Foda ka folur për dy lojtarët që së fundi i janë bashkuar Kosovës, Leon Avdullahun dhe Veldin Hoxhën. Ai ka thënë se janë dy lojtarë që kanë të ardhme të ndritshme te Kosova.

 “Janë paraqitur mirë në stërvitje dhe na ndihmojnë për përparimin e lojës. Mesfusha është themeli i lojës. Uroj të jenë sa më gjatë këtu. Ata do të kenë një të ardhme të ndritshme te Kosova”, ka thënë Foda.


Foda: Duam të tregojmë një Kosovë ndryshe nga e kaluara

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka vlerësuar lartë Zvicrën. 

Por ai ka thënë se Kosova do të mundohet të tregoj një paraqitje ndryshe nga ndeshjet e kaluara kundër përfaqësueses helvetike. 

“Kemi pasur paraqitje të mira, por po ashtu edhe Zvicra ka pasur paraqitje dhe rezultate të mira. Ka qenë pjesëmarrëse në botëror e evropiane. I di barazimet dhe kanë qenë ndeshje ku Kosova është mbrojtur. Duam të tregojmë lojë ndryshe dhe të bëjmë presion sa më lart. Por t’u tregojmë se kemi kurajë që të ruajmë topin. Dhe uroj të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm”, ka thënë Foda.
 


Foda: Koha ime te Zurichu zgjati më shumë se i Ten Hagenit te Leverkuseni

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, e ka cilësuar pozitive periudhën e kaluar te Zurichu. 

“Jam i lumtur që leoni ka zgjedhur të luajë për Kosovën. Sa i përket pyetjes së dytë. Kam pasur kohë të mirë në Zuirich, ndonëse përfundoi shpejtë. Zgjati më shumë se koha e Erik Ten Hagenit te Leverkuseni. Konsideroj se ishte shpejtë, por kjo tregon se sa nuk kanë durim klubet. E ndjej atë dhe e kuptoj kur u shkarkua pas dy ndeshjeve. Nuk iu dha koha për të implementuar sistemin e tij. në futboll duhet të pajtohemi me profesionin që kemi zgjedhur”, ka thënë Foda.
 


Vedat Muriqi: Kam shpresë se do të dalim fitues ndaj Zvicrës

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka besim se do të dalin fitues nga fusha e stadiumit në Basel. Kosova do të përballet me Zvicrën në eliminatore për Botërorin 2026. 

“Jemi përgatitur për nesër dhe kemi bërë analizat tona. E njohim Zvicrën, i njohim pikët e dobëta. Atmosfera është e jashtëzakonshme. Kemi një ekip me lojtar të nivelit të lart dhe bazuar se nesër do të dalim fitues. “Fillova keq me të kuq, pastaj shënova ndaj Realit. Kundër Zvicrës kisha rastin të shënoj dy herë, dhe është ndjenjë e mirë të shënosh gola. Jemi të gatshëm dhe shpresoj t’i gëzojmë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium”.

Ai shpreson që barrën e sulmit në të ardhmen ta bartin sulmuesit, Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani.

“Është si punë, jo si nder për të përgaqësuar Kosovën. Dëshiroj sukses Fisinikut dhe Albioni dhe uroj të jenë tandemi i ardhshëm i Kosovës. Uroj ta kalojnë shifrën e golave që unë i kam realizuar”, është shprehur Muriqi.


Dëgjohet zhurmë e fortë gjatë konferencës së Kosovës

Një zhurmë e fortë është dëgjuar gjatë konferencës ku të pranishëm janë selektori Franco Foda dhe Vedat Muriqi. 

Foda e Muriqi patën një reagim pas zhurmës.