Borussia Dortmundi e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Bundesligë.

Dy golat e shënuar në pjesën e parë i kanë mjaftuar Dortmundit që t’i arkëtojë pikët e plota.

“Verdhezinjtë” fituan 2:0 në udhëtim te Heidenheimi. Kjo ndeshje i takoi xhiros së tretë të elitës së futbollit gjerman.

Serhou Guirassy shënoi për 1:0 në minutën e 34-t. Për sulmuesin nga Guinea ishte goli i pestë i shënuar në të gjitha garat.

Në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë, Maximilian Beier, e shënoi golin e fundit.

Vendësit nga minuta e 22-të ishin me një futbollist më pak në fushë pasi sulmuesi Budu Zivzivadze u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Për Heidenheimin ishte disfata e dytë radhazi. Dortmundi në ndeshjen hapëse të edicionit të ri barazoi 3:3 me St. Paulin.