Pas dy barazimeve e një humbjeje, Atletico Madridi e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në La Liga.

Atletico në kuadër të javës së katërt e mposhti Villarrealin me rezultatin 2:0.

Ndeshja e së shtunës mbrëma u zhvillua në stadiumin “Metropolitano”.

Pablo Barrios e shënoi golin e parë në minutën e nëntë.

Realizatori i golit të dytë ishte Nicolas Gonzalez në minutën e 52-të.

Për Villarrealin ishte disfata e parë pas dy fitoreve e një barazimi.