Kampioni aktual i Europës, Liverpool, kishte mposhtur në Anfield Barcelonën, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve 4-0.

Barcelona kishte udhëtuar në Angli pas fitores 3-0 si vendas dhe askush nuk besonte se Messit dhe shokëve të tij, do t’i përsëritej Romantada.

Tifozët e Barcelonës nuk e kishin pritur një kthim të tillë. Aq më pak Shakira, gruaja e mbrojtësit Pique.

Në një video të shpërndarë në twitter, Shakira shfaqet zemër thyer, sidomos pas golit të belgut Origi, që shënoi për rezultatin përfundimtar 4-0.