Tottenham ka rikthyer shpresën për të zgjatur kontratat me tre lojtarët kryesorë, që publikisht kanë thënë se duan paga më të larta ose në të kundërtën do të largohen.
Fjala është për të ashtuquajturit rebelët e skuadrës, Christian Eriksen, Jan Vertonghen dhe Toby Alderweireld.
Treshja u kuptua se ishin të lodhur nga stili i menaxhimit të Mauricio Pochettino dhe po e mendonin edhe largimin nga skuadra londineze.
Por ardhja e Jose Mourinho ka ndryshuar panoramën.
Drejtuesit e Spurt synojnë të shmangin largimin e tyre ‘falas’ në qershor.