Futbollistët në dy divizionet kryesore të Holandës nuk do të luajnë gjatë minutës së parë të ndeshjeve këtë fundjavë, për të tërhequr vëmendjen ndaj racizmit.

Vendimi vjen pas abuzimit racor që futbollisti Mendes Moreira i Excelsior e pësoi nga tifozët e Den Bosch të dielën.

Ndërsa lojtarët në Eredivisie dhe Eerste Divisie qëndrojnë në fushë, mesazhi “Racizmi? Atëherë ne nuk luajmë futboll” do të shfaqet në tabelat e rezultateve.

Një minutë shtesë do të shtohet në pjesën e parë.