Sigal Prishtina e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Ligën ENBL.

Pas fitores ndaj Gimle Basket, kryeqytetasit triumfuan të mërkurën mbrëma edhe ndaj Brussels Basket 80:75.

Ndesha u zhvillua në Bruksel.

Sigal Prishtina e humbi vetëm çerekun e tretë, 20:12, por tri të tjerët i fitoi 20:13, 20:17 dhe 28:25, për fitoren e dytë rresht në këtë garë.

Koshashënuesi më i mirë te skuadra e kaltër ishte Arian Azemi me 19 pikë. Ai i shtoi edhe tri kërcime.

Nga 12 pikë i kishin Adrio Bailey dhe Deondre Burns. Lamb Autrey kontribuoi me 11 pikë, pesë kërcime e tetë asistime. Nga vendorët, kapiteni Daniel Lekndreaj ishte më i dalluari me nëntë pikë, dy kërcime e një asistim.

Ndeshjen e radhës, Sigal Prishtina e luan më 29 tetor në udhëtim te BC Slovan Bratislava.

Në këtë garë luan edhe KB Go+ Peja.

Skuadra pejane e nis rrugëtimin në këtë garë më 14 tetor, me ndeshjen ndaj Riga Zelli.