Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë se mesfushori Granit Xhaka mund të rikthehet në ndeshjen ndaj Southamptonit të shtunën.
E kjo mund të jetë paraqitja e parë që kur iu hoq shiriti i kapitenit.
Xhaka nuk është paraqitur për Arsenalin që kur u përplas me tifozët e klubit kur u zëvendësua në ndeshjen me Crystal Palace.
E më pas Xhakës iu hoq shiriti i kapitenit nga Emery, ndërsa trajneri kishte thënë se Graniti mund të mos luante më kurrë për Arsenalin.
Emery në konferencë ka thënë se do të vendosë nesër nëse Xhaka do të luajë ndaj Southamptonit.