Skuadra e AIK-ut ka barazuar 2:2 ndaj Hackenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në elitën e futbollit suedez.

Paraqitje pozitive bëri mesfushori i Kosovës, Bersant Celina.

Madje, lojtari kosovar e “detyroi” mbrojtësin kundërshtar të shënonte autogol.

Ishte Lundkvist që shënoi në portën e tij pas një topi të futur në zonë nga vet Bersant Celina.

Celina luajti deri në minutën e 85’të dhe më pas u zëvendësua nga Ayari.