Medin Gashi ka shënuar gol të bukur në fitoren e thellë 6:0 të Goricas në udhëtim te Rudeshi.

Me fitoren e thellë, Gorica ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Kroacisë.

19-vjeçari Gashi shënoi në minutën e 92-të me parabolë dhe e vendosi sfidën. Ai i ka edhe dy asistime në elitën e futbollit kroat në këtë edicion.

Gashi ka luajtur për grupmoshat e reja të Kosovës, ndërsa ka dy paraqitje me Kosovën U21.

Ai iu bashkua Goricas nga të rinjtë e Prishtinës.