Jo më shumë se 9 minuta i janë dashur skuadrës angleze, Manchester City, që të kalojë në epërsi kundër kampionit të Spanjës, Real Madrid.
Anglezi Raheem Sterling ka shënuar për epërsinë 1-0.
Me këtë gol, City arrin rezultatin e përgjithshëm 3-1, pasi kishte fituar edhe në ndeshjen e parë.
Në ndeshjen tjetër që po zhvillohet në të njëjtën kohë, Juventusi është duke humbur nga skuadra franceze Lyon.
Golin e epërsisë e ka shënuar Depay nga pika e bardhë.




























