Real Madrid nuk ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Champions League.
Pep Guardiola me skuadrën e tij Manchester City, e ka mposhtur francezin Zinedine Zidane në të dy përballjet.
Për trajnerin e Real Madridit, kjo është hera e parë që si trajner eliminohet nga Champions League.
Në vitin 2015/16 ai kishte fituar këtë trofe. Po ashtu edhe në sezonin pasues 2016/17. Dhe nuk u ndal me kaq.
Zidane dhe Real Madrid kishin fituar Champions League edhe në sezonin 2017/18. Tre vjet me radhë./VAR Kosova/





























