Mbrojtësi i Chelseat, Trevoh Chalobah, dhe portieri i Manchester Cityt, James Trafford, janë ftuar nga seleksionuesi i Anglisë, Thomas Tuchel, për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Shqipërisë.

Ky vendim vjen pasi dyshja e Newcastle Unitedit, Anthony Gordon dhe Nick Pope, janë larguar nga grumbullimi për shkak të lëndimeve.

“Tre Luanët” janë të vendosur në qendrën stërvitore të Tottenham Hotspurit, dhe janë duke i vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së enjtes ndaj Serbisë.

Anglia të dielën luan në “Air Albania” me Shqipërinë. Ndeshjet i takojnë kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Anglia i prin Grupit K me 18 pikë dhe tashmë e ka siguruar biletën për Botëror.  Shqipëria është në vendin e dytë me 11 pikë. Dhjetë pikë i ka Serbia në pozitën e tretë.