Pas fitores ndaj Sllovenisë të shtunën, Kosova e siguroi plejofin për Botërorin 2026.

Franco Foda ka theksuar se nëse Kosova arrin t’i fitojë ndeshjet e plejofit do të shkruhej një histori të madhe.

“Tani jemi para publikut tonë. Euforia është e madhe. Dëshirojmë të tregojmë cilësi. Po ashtu dëshirojmë që t’i fitojmë ndeshjet e plejofit. Nëse i fitojmë ndeshjet e plejofit do të shkruajmë histori të madhe”.