Ish-futbollisti anglez, Toni Cascarino është treguar i ashpër me legjendën angleze, Frank Lampard për mënyrën se si po e stërvitë ekipin londinez, Chelsean.

“Chelsea është në një katastrofë, kush është duke i stërvitur? – ka pyetur Toni Cascarino, duke e komentuar ndeshjen e djeshme të Chelseat përballë Bayernit të Mynihut.

Sipas tij, Chelsea po bëhet një ekip që thjesht merr pjesë në garën e Ligës së Kampionëve, pa pasur ambicie më të madhe.

“Chelsea po bëhet veç një ekip tjetër, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, përveç nëse Frank Lampard e merr seriozisht punën e fazës së mbrojtjes”, ka shtuar legjenda angleze, Cascarino.

Reagimi i Cascarinos erdhi pas humbjes turpruese të Chelseat nga Bayern me rezultat të përgjithshëm 7 me 1.

“Në mbrojtje, ato janë një katastrofë totale. Duke e parë se si luanin mbrëmë, ata po krijojnë hapësira gjatë gjithë kohës, e që është një nga gjërat më të dobëta që mund të bëni, sepse ekipe si Bayerni i shfrytëzojnë ato”, ka përfunuar ai./VAR Kosova/