Futbollisti nga Uellsi Gareth Bale, nuk dëshiron ta shkëpus kontratën me Real Madridin pa një çmim të lartë.
Pa marrë parasysh se nuk ka treguar aspak kujdes ndaj klubin në javët e fundit, nga pretendimi i përgjumjes në bankinë e deri tek filmimi duke luajtur golf pasi kërkoi të mos luante kundër Manchester City-it në Ligën e Kampioneve, Bale dëshiron të qëndron afër për një të ardhme të parashikueshme.
Gazetat shkruajnë se plani i tij është vazhdoj edhe dy vitet e mbetura të kontratës në Santiago Bernabeu, e cila thuhet se do ti sjell atij një fitim prej 60£ milion për shkak të pagesës së lartë dhe bonuseve.
Bale po e bënë këtë për tu kthyer tek punëdhënësi i tij për ta bllokuar propozimin e tij për në Super Ligën Kineze.
Në vitin 2019, uellsiani u përpoq të nënshkruan për Jiangsu Suning për një kontratë prej 22 milion euro në vit, para se Reali të tërhiqej në sekondat e fundit.
Thuhet se ish ylli i Spurs nuk ia ka falur Real-it për mos lejimin e largimit, dhe se ai dëshiron ta mban kontratën ndonëse nuk do të thotë që të futët në fushë.
E vetmja rrugë do të jetë nëse Reali do ta paguante kontratën e tij plotësisht, ndonëse duket e pamundshme në këtë fazë.
Që nga bashkimi me Realin të asaj që ishte transferim rekord bote në vitin 2013, bale ka shënuar 105 gola dhe 13 trofe, raportet me Madridistas nuk janë të mira.
Për më tepër ai ishte fishkëllyer nga Los Blancos në disa raste gjatë kohës së tij në kryeqytetin spanjoll.
Kjo ndodhi në humbjen e El Clasico kundër Barcelonës në mars 2019 kur ai u zëvendësua nga Marco Asensio, ndërsa një incident tjetër gjatë këtij sezoni u vërejt kur u fishkëllye nga 80,000 fansa kur ai hyri në lojë kundër Real Sociedad-it në nëntor./VAR Kosova/