Berat Gjimshiti ka shënuar gol për Atalantan të mërkurën mbrëma dhe ka avancuar me skuadrën e tij në çerekfinale të garës.

Në çerekfinale, Gjimshiti dhe Atalanta do të ballafaqohen me Juventusin.

Atalanta e mposhti 4:0 Genoan për ta regjistruar këtë sukses.

Kapiteni i Shqipërisë, Gjimshiti, iu gëzua golit për 1:0 në minutën e 19-të.

Ai u zëvendësua në minutën e 60-të.

Ndeshjet e çerekfinales së Kupës së Italisë luhen në shkurt të vitit të ardhshëm.